Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 141 tiketa për personat që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë, këto tiketa janë shqiptuar në bashkëpunim me inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera.
Po ashtu, policia ka njoftuar se janë kontrolluar gjithsej 48 lokale, si dhe janë vizituar 16 persona që janë të infektuar dhe gjenden në vetizolim.
“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti COVID-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 141 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006. Janë kontrolluar gjithsej 48 lokale dhe janë vizituar 16 persona të cilët gjendet në vetizolim. Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 131 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/