image Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, vijon rinumërimi

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, vijon rinumërimi

news image

Shërbimi votues i Komisionit Qendror Zgjedhor është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në QNR, edhe sot po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve.

Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 vendvotime për të cilat u mor vendim që të rinumëroheshin nga KQZ.

Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre janë aprovuar 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të tjera të refuzuara, njofton televizioni publik.

Sipas KQZ-së, arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme, që përfshijnë mosregjistrimin në kohë si votues, dokumentet jovalide dhe të tjera.

6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar apo siç njihet si votim grupor; 571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, thuhet nga KQZ. /GazetaSinjali/