image Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se numri total i rasteve aktive është 14.501.

MSh gjithashtu ka njoftuar se deri tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140,682, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,845 persona.

Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

Deri më sot gjithsej 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/GazetaSinjali/