image Mbi 130 mijë qytetarë të imunizuar ndaj COVID-19

Shëndetësi

Mbi 130 mijë qytetarë të imunizuar ndaj COVID-19

news image

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë, e bashkë me të po shpeshtohen edhe apelet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 130 mijë e 551 qytetarë me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të kësaj vaksine.

Kurse në 24 orët e fundit nga 2 mijë e 443 testime, pozitiv kanë rezultuar 72 persona.

Raste aktive janë 305./Gazeta Sinjali/

May be an image of text