image Mbi 13 mijë kosovarë të prekur nga diabeti

Shëndetësi

Mbi 13 mijë kosovarë të prekur nga diabeti

news image

Gjatë këtij viti në Kosovë janë evidentuar 38 raste nën moshën 18-vjeçare që janë të prekur nga diabeti.

Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me moton “Mbroje Familjen tënde”, aty u bë e ditur se mbi 13 mijë kosovarë janë të prekur nga kjo sëmundje.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani u shpreh se përmes motos “Mbroje familjen tënde”, po synohet edukimi dhe vetëdijesimi i shoqërisë për rreziqet e kësaj sëmundje.

Sipas tij, në vitin 2018 janë regjistruar mbi 13 mijë raste të të prekurve me diabet, andaj Ramadani kërkoi angazhim serioz në luftimin e kësaj sëmundje.

“Të dhënat e raportuara faktikisht në kujdesin primar shëndetësor për vitin 2018 të pacientëve me diabet të varur nga insulina janë gjithsej 13 mijë e 357 raste, ku prevalenca më e lartë është e gjinisë femërore prej 57.4 për qind. Duke pasur parasysh që diabeti ka kosto të lartë shëndetësore pasi është sëmundje, e cila po nuk u zbulua dhe nuk mjekohet me kohë dhe në mënyrë të rregullt, mund të shkaktojë ndërlikime serioze si sëmundje vaskulare, nervore, verbim, sëmundje të veshkave, amputim të gjymtyrëve “, tha ai. /Gazeta Sinjali/