image Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19, pothuajse të gjitha janë me Omicron

Shëndetësi

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19, pothuajse të gjitha janë me Omicron

news image

12 mijë 396 raste aktive janë me COVID-19, derisa vetëm dje u shënuan afër 3 mijë raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

E sipas IKShPK-së, pothuajse të gjitha rastet e reja me COVID-19, i takojnë variantit Omicron.

Kjo gjë u tha gjatë mbledhjes së Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me COVID-19, që u mbajt të enjten.

Si pasojë e rritjes së shpejtë të rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që prej sot të hyjnë në fuqi disa masa të reja kufizuese antiCOVID. /GazetaSinjali/