image Mbi 12 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

Mbi 12 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit

news image

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë, e bashkë me të po shpeshtohen edhe apelet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit, kjo ministri njofton se 12 mijë e 123 qytetarë janë imunizuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq, 130 mijë e 511 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./Gazeta Sinjali/