image Mbi 12 mijë doza të vaksinës janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 12 mijë doza të vaksinës janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 mijë e 932 qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse janë testuar 2 mijë e 672 qytetarë, 19 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Brenda këtyre orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus, derisa janë shëruar 8 të infektuar.

Momentalisht, numri i rasteve aktive është 137.

Ndërkaq, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, e deri tani, janë dhënë 356 mijë e 771 doza të vaksinës antiCOVID./Gazeta Sinjali/