image Mbi 11 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 11 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 859 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 9 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 900 doza të vaksinës kundër COVID-19 duke e çuar kështu në 204 mijë 774 numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve.

Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.“, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dje.

Ndërkaq numri i rasteve aktive në Kosovë është 166./Gazeta Sinjali/