image Mbi 11 mijë qytetarë janë duke luftuar me koronavirusin në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 11 mijë qytetarë janë duke luftuar me koronavirusin në Kosovë

news image

Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendi ynë numëron gjithsej 46 mijë e 909 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 164 mijë e 548 persona të dyshuar.

Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë një mijë e 203 persona.

Po ashtu, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 34 mijë e 155, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 555 pacientë.

Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 11 mijë e 551 raste aktive.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 329 raste të reja, ndërsa u shënuan 11 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/