Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Kurse në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 8 persona.
Përgjatë kësaj kohe janë kryer 358 testime, kurse numri i rasteve aktive është 104.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca./Gazeta Sinjali/