Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 111 pacientë, prej tyre 30 post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 40 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë;
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë ;
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë;
Spitali i Pejës, 8 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë./GazetaSinjali/