image Mbi 100 mijë qytetarë në Kosovë u gjobitën për shkeljen e masave antiCOVID

Kosovë

Mbi 100 mijë qytetarë në Kosovë u gjobitën për shkeljen e masave antiCOVID

news image

Në muajin gusht të 2020-ës, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Ky ligj ndër të tjera parasheh sanksionimin e atyre që nuk respektojnë masat të cilat kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Që kur ky ligj hyri në fuqi, nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali kanë thënë se janë shqiptuar mbi 100 mijë gjoba.

“Policia e Kosovës, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, përfshirë angazhimet policore në zbatim të Ligjit NR. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, ku në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga data – 26.08.2020 deri më datën 30.12.2020 janë shqiptuar 107 mijë e 791 fletëparaqitje (tiketa), në bazë të ligjit ndaj personave pa dallime për moszbatim të masave ndaj pandemisë Covid-19”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/