image IKShPK: Virusi është kudo, po përhapet me intensitet të lartë, vaksinohuni

Shëndetësi

IKShPK: Virusi është kudo, po përhapet me intensitet të lartë, vaksinohuni

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të bartin maskat, të respektojnë masat anti-COVID e të vaksinohen kundër këtij virusi.

Nga IKShPK kanë thënë se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”, thuhet nga ky institut.

/GazetaSinjali/