image Sela takohet me Kurtin: Masat anti-COVID do të lehtësohen

Rajon

Sela takohet me Kurtin: Masat anti-COVID do të lehtësohen

news image

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka thënë që Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë, nga qytetarët jashtë Kosovës.

Sela këtë e bëri të ditur pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Këto takime janë në funksion të një rivendosje të komunikimit mese të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve që duhet të kenë një urë që i bashkon që të marrin vendime të rëndësishme”.

“Diskutuam edhe për pandeminë dhe masat të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës, për të cilat morëm lajmin se do të lehtësohen”, tha Sela.

/GazetaSinjali/