image Mbi 1 milion e 700 mijë doza të administruara në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 1 milion e 700 mijë doza të administruara në Kosovë

news image

Një milion e 737 mijë doza janë administruar në Kosovë qysh prej fillimit të procesit të vaksinimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, numri më i madh i takon atyre që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

Mbi 888 mijë qytetarë janë vaksinuar të paktën me një dozë, ndërsa me dy dozat janë vaksinuar afër 800 mijë persona.

E numër më i vogël i të vaksinuarve i takon atyre që janë administruar me dozën e tretë. Vetëm 4 mijë e 813 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë prej 9 dhjetorit.

/GazetaSinjali/