image Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Turqi

Evropë

Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Turqi

news image

Turqia ka shënuar 1 mijë e 313 raste të reja dhe 20 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 262 mijë e 507, ndërsa i viktimave në 6 mijë e 183.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1 mijë e 2 pacientë të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 239 mijë e 797, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani, Turqia ka kryer 6 milionë e 621 mijë e 749 teste, përfshirë 100 mijë e 109 në 24 orët e fundit.

/Gazeta Sinjali/