Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 88 mijë e 718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës në Kosovë.
Nga kjo ministri kanë treguar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 1 mijë e 239 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndërsa, numri i dozave të administruara të vaksinës deri tani ka shkuar në 1 milion e 792 mijë e 775. /GazetaSinjali/