image Mbi 1.5 milion doza të administruara, prej sot qytetarët mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Shëndetësi

Mbi 1.5 milion doza të administruara, prej sot qytetarët mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më sot janë administruar 1.519.933, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, prej sot, qytetarët e interesuar mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në këtë shesh, ekipet mobile të MSh-së do të jenë gjatë ditës, prej orës 10:00 deri në 17:30.

E kjo praktikë, pritet të zbatohet edhe në komunat tjera.

Sipas MSh-së, me dozën e dytë, deri tani janë vaksinuar 686.238 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

/GazetaSinjali/