Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, tha që deri më tani nga dita e parë janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID 1154 punonjës shëndetësorë, kurse të premten deri në mesditë janë vaksinuar 279, shkruan gazeta Sinjali.
“Vaksinimi është duke vazhduar, shihet një fluks i personelit shëndetësor që po vinë për tu vaksinuar, dhe shihet edhe sot një fluks i personelit. Aktualisht deri më tani kemi 1154 të vaksinuar nga dita e parë, ndërsa në këto momente sa flasim kemi 279 persona të vaksinuar, ndonjë shqetësim nuk ka që kanë pranuar”, tha Bardhi për EO.
Tutje ai tha që nuk ka ankesa nga ata që janë vaksinuar për ndonjë simptomë apo problem shëndetësor.
“Jo nuk kemi pranuar ndonjë shqetësim apo problem pas vaksinimit”, theksoi ai.
Vaksinimi i personelit shëndetësor nga dita e enjte ka filluar edhe nëpër komuna.
Bardhi theksoi që edhe vikendeve do të punohet në kohë dhe orar të njëjtë./GazetaSinjali/