Një person nga Prishtina është arrestuar për shkak se ka postuar një shkrim në rrjete sociale me anë të të cilit mbështeste dhunën sistematike ndaj grave.
I njejti u dyshua për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
Pas intervestimit më datë 11 mars, i dyshuari mashkull, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në bazë të raportit policor, rasti është duke u hetuar.