Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.
Dje Bejko tha se ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por theksoi se nuk kishte frikë nga asnjë. Më herët, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai tha po ashtu se nuk i trembej kërcënimeve që i vinin në “inbox”.
Bejko shkruante se komentet fyese që do të vijnë në faqen e tij, do të marrin mbrapsht atë që meritojnë, me çdo fjalë të mundshme që përmban fjalori i gjuhës shqipe, raporton abcnews.al.
Ai theksoi gjithashtu se fjalori denigrues ndaj tij vjen nga persona të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha. Persona të cilët ai i cilëson si llum, horra dhe banditë./GazetaSinjali/