image Escobar: Ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Politikë

Escobar: Ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

news image

Emisari special amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Escobar  ka deklaruar se këto kërcënime duhet identifikuar në mënyrë që të izolohen.

“Më duhet të them që ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shumë prej këtyre kërcënimeve vijnë nga jashtë. Prandaj, duhet t’i identifikojmë dhe t’i izolojmë këto kërcënime nga ndikimet e këqija nga jashtë, që vijnë drejt partnerëve tanë.”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Escobar, ka deklaruar se këto kërcënime për stabilitet nuk vijnë domosdoshmërish nga Rusia, por edhe në forma të tjera si sociale e kibernetike.

“Kryesisht nga Rusia, por jo vetëm. Kërcënimet vijnë në forma të ndryshme, politike, sociale dhe së fundi kibernetike. Prandaj, po shohim që të krijojmë marrëdhënie më të afërt me partnerët tanë, duke përfshirë Kosovën, se si të mbrohemi nga kjo. Dhe, është e vërtetë që ka disa shtete që janë të cenueshëm dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Quintin, Bashkimin Evropian e nëpërmjet NATO-s për të parë se si do t’i adresojmë këto.“, ka thënë emisiari amerikan në Kanal10.

/GazetaSinjali/