image Mbërrijnë vaksinat antiCOVID në Kosovë

Shëndetësi

Mbërrijnë vaksinat antiCOVID në Kosovë

news image

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ceremonia e pranimit të vaksinave kundër COVID-19 nisë nga ora 20:15, në ANP “Adem Jashari”.

Në ceremoni do të flasin, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, përfaqësuesi i Shteteve të QUINT-it, Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abbott, përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara e Ekipit për Kosovë, Ulrika Richardson.

/Gazeta Sinjali/