image Mbërrijnë 7 mijë teste në IKSHPK, inicohet kërkesa edhe për 10 mijë të tjera

Kosovë

Njoftim/ Mbërrijnë 7 mijë teste në IKSHPK, inicohet kërkesa edhe për 10 mijë të tjera

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë mbërritur shtatë mijë teste për RT-PCR. Këto teste do të shërbejnë për të detektuar sëmundejn e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se është inicuar kërkesa për furnizim edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

“Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera”, ka shkruar ai fillimisht në Facebook.

Vitia më tej ka bërë të ditur se nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbërrtur një pjesë e donacionit me material mjekësor kundër koronavirusit, teksa pritet që në ditët në vijim të mbërrijë edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë.

Ai gjithashtu ka treguar se krahas veprimeve institucionale, njerëz dhe biznese brenda dhe jashtë vendit, po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19.

“Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”, ka shkruar ndër të tjera Vitia.

Shkrimi i plotë i Arben Vitisë në Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3314054458624254&set=a.1033650983331291&type=3&theater

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 88, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar edhe për një rast të shëruar./Gazeta Sinjali/