E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë, pasi që nuk dihet ende nëse ai do të largohet nga Paris Saint-Germain apo jo.
Sulmuesi francez vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Mbappe nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen.
23-vjeçari thuhet se është duke menduar rreth kësaj së bashku me familjen e tij, por se ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.
Romano zbuloi gjithashtu se PSG-ja ka përmirësuar ofertën drejt Mbappes për rinvoim të kontratës.
Megjithatë, edhe Real Madridi është ende i sigurt rreth nënshkrimit me ish-sulmuesin e Monacos, i cili do të mbetet lojtar i lirë në verë.