Situata te PSG nuk është aq e qetë, pasi në fitoren e djeshme te kampionëve të Francës ka pasur një përplasje mes trajnerit Thomas Tuchel dhe sulmuesit kryesor Kylian Mbappe. Ky i fundit shënoi gol dhe i dha një asist magjik Icardit, por gjithçka një incident ndodhi në fund.
Trajneri Thomas Tuchel vendosi ta zëvendësonte në minutën e 90’+1′ të ndeshjes dhe i riu shpërtheu. Ai iu kthye ashpër trajnerit të tij duke i kërkuar llogari për zëvendësimin dukshëm i revoltuar. Thuchel nuk e priste një reagim të tillë dhe e ndoqi pas.
Numri një i stolit u mundua ta qetësonte, por më kot. Situata nuk është aspak e thjeshtë për teknikun pasi ka një sulm me shumë yje. Ai duhet të zgjedhë mes Mbappe, Neymar, Icardi, Di Maria dhe Cavani.