Kylian Mbappe nuk heq dorë nga ëndrra për të luajtur në Spanjë. Mediat franceze shkruajnë se 23-vjeçari ka kërkuar që të takohet me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaïfi në orët e ardhshme.
Mendohet se në takim pritet të kërkojë nga klubi që të negociojë një lëvizje të tij në Real Madrid.
Klubi parisien deri tani ka insistuar se ata do të mbajnë sulmuesin këtë verë, pavarësisht faktit se rrezikojnë të humbasin falas vitin e ardhshëm. Më herët është raportuar se Real Madridi ka 120 milionë të gatshme për lojtarin i cili ka edhe një vit kontratë tek klubi francez, teksa po e presin vetëm dritën jeshile nga krerët e klubit parisien për të dërguar ofertën.
Mbappe nuk heq dorë nga Real Madrid, kërkon takim me presidentin e PSG
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ditëve në vazhdim, pasi këto dy javët e fundit do të jenë deçizive për fatin e 22-vjeçarit.
???? CUMBRE MBAPPÉ – PSG ????
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 16, 2021
???? KYLIAN pedirá una REUNIÓN CON AL-KHELAIFI para que negocie con el REAL MADRID.
+ DETALLES de la EXCLUSIVA de @jpedrerol, YA en #JUGONES. pic.twitter.com/OviyHvGqyR