image Mbappe duket se nuk i ka interesuar ardhja e Messit, mendjen e ka te Real Madrid

Futboll

Mbappe duket se nuk i ka interesuar ardhja e Messit, mendjen e ka te Real Madrid

news image

Lionel Messi tashmë edhe zyrtarisht është futbollist i Paris Saint-Germain.

Nuk ka futbollistë në PSG që nuk i është gëzuar transferimit  të 34-vjeçarit, megjithatë, ka edhe nga ata që nuk kanë bërë asnjë vepër për t’i uruar mirëseardhje argjentinasit.

Sipas El Chiringuito, Kylian Mbappe nuk ka bërë asnjë like të postimeve të Messit që janë të shumta nga ana e PSG-së.

Francezi duket se është i vendosur që të shkojë në Real Madrid.

Shansi të luash me një nga më të mirët në histori nuk të vjen shpesh, por edhe e vërteta tjetër sipas mediave franceze është se Mbappe ndjen se tani e tutje do të mbetet hija e Messit. /Gazeta Sinjali Sporti/