Të gjithë ata që kanë ndjkur më parë një dietë e dinë shumë mirë ndjenjën e urisë dhe atë “frenimin” për të mos ngrënë ushqimin që dëshiron.
Por siç e dimë duke ulur sasinë e ushqimit që konsumojmë gjatë dietës, normalisht të shkakton dhe ndjenjën e urisë.
Por ka mënyra shumë të mira për ta mposhtur këtë uri… dhe po mund ta bëni atë duke ngrënë ushqime të zgjedhura.
T’i zgjedhësh ato me kujdes si dhe t’i hash me orare të përcaktuara, ju ndihmon shumë që të vijoni me dietën dhe të keni rezultate të shkëlqyera.
Ja disa ushqime që duhet t’i evitoni për të mposhtur oreksin.
Çamçakëzi
Legjenda e përtypjes së çamçakëzit ende ndiqet nga shumë persona, por ajo është shkencërisht e gabuar. Vetë procesi i përtypjes shkakton prodhimin e enzimave në stomak të cilat e përgatisin atë për të tretur ushqim, kjo duke shkaktuar më shumë uri. Më e mira që mund të bëni është të keni një perim si karrota me vete në vend të një çamçakëzi.
Pijet dietike
Kjo është një metodë që përdoret shpeshherë, por produktet me sheqer stimulojnë urinë. Edhe ato të cilat kanë zero sheqer, shumica kanë indeks të lartë të glukozës e cila rrit nivelin e sheqerit në gjak. Një alternativë e mirë do të ishte përgatitja e lëngjeve të frutave në shtëpi.
“Biskotat” proteinike
Shumë persona vazhdimisht përdorin dhe ato që quhen “diet bars”, drithëra të presuara në formën e biskotave dhe çokollatave, por ato kanë dhe ëmbëlsi të shtuar. Pavarësisht se ato janë të pakta në kalori, ato kanë indeks të lartë të glukozës. Më e mira është që të blini drithëra të cilat e kanë të përcaktuar se kanë indeks të ulët glukoze.
Ëmbëlsirat industriale, shurup glukoze, Glutamat natriumi
Të gjithë këto produkte dhe lëndë kanë po të njëjtin problem, indeks të lartë glukoze. Ndaj janë të këshillueshme që të mos të përdoren për të shuar urinë. Alternativa të mira janë parapërgatitja e ushqimeve në shtëpi. /Gazeta Sinjali/