Sot është mbajtur një mbledhje komorative e organizuar nga komunitetit artistik, në përkujtim të regjisores Burbuqe Berisha, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.
Në këtë ngjarje, e cila u organizua në hapësirat e Teatrit Kombëtar, morën pjesë familja, miqtë dhe kolegët e të ndjerës Burbuqe Berisha, të cilët folën për vullnetin dhe kurajon që kishte regjisorja për punë, mirësinë si dhe lumturinë që e karakterizonte, shkruan KK, transmeton Gazeta Sinjali.
Burbuqe Berisha vdiq dy ditë më parë në hapësirat e Ministrisë së Kulturës./Gazeta Sinjali/