image I jepet lamtumira e fundit regjisores Burbuqe Berisha

Sociale

I jepet lamtumira e fundit regjisores Burbuqe Berisha

news image

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka humbur jetën dje, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha ka ndërruar jetë në vendin e saj të punës, në objektin e ministrisë së Kulturës, ku dyshohet se pësoi sulm në zemër.

Ditën e sotme, Burbuqe Berishës i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës, nga familjarë e miqtë e saj më të mirë.

Berisha u lind në Shkup, por studimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Punoi si menaxhere në Kino ABC dhe për një kohë udhëhoqi Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

/Gazeta Sinjali/