image Ministria e Kulturës del me njoftim për vdekjen e regjisores në vendin e punës

Sociale

Ministria e Kulturës del me njoftim për vdekjen e regjisores në vendin e punës

news image

Regjisorja, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë sot në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit thuhet se regjisorja ndërroi jetë papritmas dhe se janë thellësisht të prekur nga kjo ngjarje.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”.

Tutje thuhet se Berisha ka lënë pas vete një krijimtari shumë të begatë.

“Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi”.

“Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”./GazetaSinjali/