image Matoshi: AKR është kundër shpërbërjes së Kuvendit, mbështet opsionin e formimit të qeverisë së re

Kosovë

Takim/ Matoshi: AKR është kundër shpërbërjes së Kuvendit, mbështet opsionin e formimit të qeverisë së re

news image

Fatmir Matoshi nga AKR deklaroi se kjo parti është kundër shpërbërjes së Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

“AKR e vlerëson si legjitime dhe organizimin e zgjedhjeve të reja, por edhe përpjekjet për krijimin e një qeverie të re, mirëpo duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhemi, AKR përkrah opsionin që të krijohet një qeveri me mandat te plote nga përbërja aktuale e Kuvendit, këtë kërkesë e ka përcjellur tek ju përmes telefonit edhe lideri i AKR-ë Behgjet Pacolli”, tha Matoshi në takimin e thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në të cilin po marrin pjesë liderët e të gjitha partive politike, ku po diskutohet për krijimin e një qeverie të re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti./GazetaSinjali/