image Adriana Matoshi i del në përkrahje profesorit: Nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe

Bota e Yjeve

Adriana Matoshi i del në përkrahje profesorit: Nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe

news image

Pas rrëfimit të tij se po linçohet për videot e tij dhe për pasionin që ka për vallëzimin, profesori nga Vushtrria ka marrë përkrahje nga figura publike, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe prej shumë të tjerëve.

Profesori i biologjisë, së fundmi ka marrë përkrahje edhe nga aktorja dhe njëherit deputetja në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi.

Madje kjo e fundit ka provuar sfidën që është nisur si “Challenge ‘me profen'”.

Matoshi përmes një postimi në Facebook iu ka drejtuar me fjalë profesorit duke i thënë se “Unë nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyeje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe”.

Në postim ajo ka cekur që është fytyrë publike si dhe pjesën që shpesh sipas saj edhe ajo është bullizuar.

“Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe”.

Tutje ajo ka shkruar se “Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”.

“Ne fund te dites ti je PROFESOR. Mos e nal vallzimin per kerkon.Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta”.

“Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo.Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu”.

Ndryshe nga Matoshi, bashkëpartiakja e saj Fjolla Ujkani e ka bullizuar profesorin, duke i quajtur videot e tij të pahijshme dhe degjeneruese.

Madje Ujkani ka kërkuar të merren masa për profesorin në fjalë.

“Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, ka shkruar Ujkani para disa ditësh në një postim në Facebook.

/GazetaSinjali/