image "Mati 1" në terr, rryma ndalet pa paralajmërim

Sociale

“Mati 1” në terr, rryma ndalet pa paralajmërim

news image

Banorët e Lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë mbetur pa energji elektrike sonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata ankohen për reduktime të shpeshta të energjisë elektrike në këtë lagje.

Por, ajo që i irriton edhe më shumë është fakti që ata nuk po njoftohen paraprakisht nga KEDS-i se do të ketë reduktime.

“Tmerr. Shekulli 21, këta nuk janë normal. Jo vetëm që nuk është normale të ketë kaq shpesh reduktime në shekullin 21 në kryeqytet, por këta as nuk na njoftojnë se do të ketë reduktime. Tmerr, nuk e di çfarë të them më shumë”, tha një banore e kësaj lagjeje për Gazetën Sinjali.

Një banor tjetër i rrugës “Uran Ajeti” në lagjen “Mati 1” tha se KEDS e ka bllokuar edhe numrin për ankesa, duke mos u lënë mundësi të ankohen.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me KEDS-in përmes telefonit, por komunikimi me ta ishte i pamundur./Gazeta Sinjali/