image Materiali që LVV e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar dekretin e Thaçit për mandatimin e Hotit për kryeministër

Kosovë

Materiali që LVV e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar dekretin e Thaçit për mandatimin e Hotit për kryeministër

news image

Pak minuta pasi dje presidenti Hashim Thaçi njoftoi publikisht se e ka dekretuar të propozuarin e LDK-së, Avdullah Hotin si mandatar për formimin e qeverisë së re, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, iu drejtua menjëherë Gjykatës Kushtetuese.

Gazeta Sinjali e ka siguruar materialin 54 faqësh të cilin LVV e ka çuar në Kushtetuese për ta bindur këtë organ që ta ndalojë formimin e qeverisë së re, që është planifikuar të ndodhë nesër në mesditë, si dhe ta shpallë jokushtetues dekretin e presidentit.

LVV ka paraqitur nënshkrimet e 30 deputetëve të grupit parlamentar, të cilët cilësohen si parashtruesit e kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi.

Materiali përmban përshkrimin e pretendimeve të këtij subjekti politik se Thaçi e ka shkelur kushtetutën, duke paraqitur interpretimin e tyre për nene të caktuara. Për ta arsyetuar kërkesën e tyre, përfaqësuesit e LVV-së gjithashtu kanë marrë shembuj nga disa kushtetuta të shteteve si Kroacisë,  Sllovenisë, Gjermanisë, Greqisë, Serbisë e Shqipërisë.

Sipas kërkesës së parashtruar, partia ende në pushtet kërkon që Gjykata Kushtetuese ta ndalojë votimin e qeverisë të shtunën në orën 13:00, siç ka kërkuar LDK-ja, duke vendosur masë të përkohshme, e cila në këtë rast do ta pezullonte vendimin e presidentit për dekretimin e mandatarit për formimin e qeverisë deri në shpalljen e aktgjykimit.

Për masën e përkohshme, Gazeta Sinjali raportoi pas mesnate se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga deputetët e LVV-së që t’i dërgojnë komentet e tyre deri në orën 12:00, ndërsa për aktgjykimin final, mund të dërgojnë komente mbështetëse deri më 8 maj në orën 16:00.

Më poshtë, gjeni arsytimin e plotë që LVV e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar dekretin e Thaçit. Përveç arsyetimit të pretendimeve, LVV në këtë material i ka futur edhe dekretin, listën me nënshkrimet e deputetëve që mbështesin këtë kërkesë, letrat e këmbyera ndërmjet krytarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi, si dhe vendimin e KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve. /Gazeta Sinjali/