Një matador ka tmerruar të gjithë, derisa u filmua duke e goditur pamëshirshëm me thikë pa ndërprerë një dem në kokë, ndërsa ai përpëlitej i shtrirë në tokë.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, PETA ka publikuar videon e tmerrshme të sulmit.
Matadori e mban kafshën për njërin bri dhe e godet në kokë me një thikë vazhdimisht.
Videoja shqetësuese vjen pasi organizata nisi një peticion që kërkonte ndalimin e sportit, i cili ende konsiderohet një traditë ‘argëtuese’ në disa pjesë të Spanjës.
Një deklaratë në faqen e internetit të organizatës përshkruan se si mijëra dema përjetojnë vdekje ‘të ngadalta dhe të dhimbshme’, pasi kafshët e torturuara të goditen me pajisje të ndryshme.
Aktivistët diskutojnë gjithashtu për festivalin e famshëm vjetor në Pamplona, ku “demet e tmerruar janë të shokuar nga pajisjet elektrike”, ndërsa detyrohen të dalin në rrugë.