image Masakër në Meksikë, gjendjen pa shenja jete 14 persona

Botë

Masakër në Meksikë, gjendjen pa shenja jete 14 persona

news image

14 trupa të pajetë janë gjetur në Zacatecas ditën e premte. Lajmi është konfirmuar nga qeveria, pasi dhuna në vend vijon të rritet ndjeshëm.

Zyrtarët vendas thanë në një deklaratë se ishin duke hetuar për shkakun e vdekjes së 14 personave. Kufomat, të mbështjellë me batanije në anë të rrugës, u gjetën në Fresnillo, një nga qytetet më të mëdha të shtetit të minierave.

Edhe pse pjesa më e madhe e Meksikës vijon të qëndrojë e izoluar për shkak të pandemisë, sërish numri i vrasjeve është rritur në nivele rekord.

Po të premten, shefi i policisë së Mexico City-it i shpëtoi një atentati edhe pse mori tre plumba. Autorët e ngjarjes mendohet të kenë qenë pjesëtarë të kartelit famëkeq të drogës në Jalisco “New Generation”./Gazeta Sinjali/