image 23 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sociale

23 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

news image

Sot, më 21 maj, bëhen 23 vjet që kur ka ndodhur masakra e Stagovës së Kaçanikut.

Në këtë masakër, ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

Kjo datë, për banorët e kësaj ane, ngërthen në vete dhimbje të pashërueshme, të cilat do të mbahen mend për gjatë kohë.

Përveç humbjeve në njerëz, forcat serbe kryenë edhe shkatërrime, djegie dhe vrasje të bagëtive.

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat, të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre.

Për shënimin e kësaj dite, Këshilli Organizues nga fshatrat Runjevë dhe Stagovë në bashkëpunim me OVL- UÇK dhe Komunën e Kaçanikut organizon manifestim përkujtimor në fshatin Stagovë në orën 11:00.

Pas përmbylljes së manifestimeve do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.

/GazetaSinjali/