image Papa Françesku: Në emër të Zotit, ndaloni këtë masakër

Botë

Papa Françesku: Në emër të Zotit, ndaloni këtë masakër

news image

Papa ka thënë se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi të ndalet, në fjalimin e tij të së dielës në Vatikan.

Papa Françesku u tha turmave të mbledhura në sheshin e Shën Pjetrit: “Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet“, shkruan The Guardian.

Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, vijoi ai.

85-vjeçari shtoi se bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”.

/GazetaSinjali/