image Ishte dëshmitar, Peci rrëfen masakrën në Tregun e Mitrovicës - Sinjali

Ishte dëshmitar, Peci rrëfen masakrën në Tregun e Mitrovicës

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kujtuar masakrën në Tregun e Mitrovicës, 23-vjet më parë.

Atëherë si 16-vjeçar, Peci përshkruan tërë ngjarjen për të cilën thotë se e ka të ngulitur në kokë.

“23 vite më parë, pas përfundimit të stërvitjes ku atëherë si 16 vjeçar kisha ëndrra të mëdha për tu bërë futbollist, vizitova tregun e gjelbërt dhe bleva gjërat e nevojshme për furnizim të familjes. E kam ende të ngulitur në kokë qoftë zhurmën e shpërthimit, qoftë fishkëllimën që granata lëshonte në ardhje e sipër si vetëtimë, të plagosurit në trotuarin e tregut po edhe erën e pluhurit e vrapimet e qytetarëve në treg”, ka thënë ai.

Njoftimi i plotë:

Forcat paramilitare e policore serbe atë ditë nuk ishin aty. Dhe nuk kishte ditë e jo më ditë tregu në Mitrovicë, ku ata nuk ishin prezent.

23 vite më parë, pas përfundimit të stërvitjes ku atëherë si 16 vjeçar kisha ëndrra të mëdha për tu bërë futbollist, vizitova tregun e gjelbërt dhe bleva gjërat e nevojshme për furnizim të familjes. E kam ende të ngulitur në kokë qoftë zhurmën e shpërthimit, qoftë fishkëllimën që granata lëshonte në ardhje e sipër si vetëtimë, të plagosurit në trotuarin e tregut po edhe erën e pluhurit e vrapimet e qytetarëve në treg.

Ajo e shtunë do të shndërrohej në Masakrën e Tregut në Mitrovicë për të cilin krim si dhe për masakra të tjera në tërë territorin e Kosovës, drejtësia ndërkombëtare, ende qëndron në heshtje.

Mungesa e policëve atë ditë në treg ishte e qëllimshme, sepse vetëm pak sekonda pas shpërthimit, një helikopter u ngrit nga kazerma ushtarake në Bair.

Nga ky sulm mbetën të vrarë 7 qytetarë të Republikës së Kosovës e u plagosën qindra të tjerë.

Lavdi!

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: