Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për tetë të ndaluarit në kuadër të operacionit North Forex.
Vendimi erdhi pasi Gjykata e Shkodrës shqyrtoi provat e prokurorisë për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë.
Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.
Policia e Shkodrës arrestoi dy ditë më parë 8 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, të cilët akuzohen për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike, shkruan a2news.
Pronari polak i cili është shpallur në kërkim kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë, me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike.