Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ministri që udhëheq këtë dikaster, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarjen e bursave për regjistrim të femrave në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kumtesës për media, vendimi synon të stimulojë femrat për t’u regjistruar në drejtime teknike të IAAP, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASH-it dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro.
“Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Bashkëngjitur e gjeni vendimin e ministrit Ramë Likaj./Gazeta Sinjali/