image Masat antiCOVID, komuna e Podujevës ka një njoftim për qytetarët

Kosovë

Masat antiCOVID, komuna e Podujevës ka një njoftim për qytetarët

news image

Komuna e Podujevës iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj se, që nga e diela e ardhshme u lejohet puna bizneseve në territorin e Komunës së Podujevës sipas orarit të përcaktuar nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftim i përbashkët nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoria e Inspeksionit Dy të dielat e ardhshme, me datat 27.12.2020 dhe 03.01.2021, u lejohet puna bizneseve në territorin e Komunës së Podujevës sipas orarit të përcaktuar nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.

Tutje, në njoftim është bërë e ditur se, përjashtim nga ky njoftim bëhet vetëm për barnatoret të cilat vazhdojnë të punojnë me kujdestari.

Kjo bëhet me qëllim që të shmanget grumbullimi i madh të qytetarëve gjatë ditëve të tjera të javës, të cilët furnizohen për festën e Vitit të Ri, por edhe duke dashur të krijojmë lehtësira për mërgitmarët që kanë ardhur për të festuar familjet e tyre në komunën tonë. Përjashtim nga ky njoftim bëhet vetëm me barnatoret, të cilat vazhdojnë të punojnë me kujdestari”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/