image Masakrohet shqiponja në Përmet, kryqëzohet e gjallë - VIDEO

Shqipëri

Masakrohet shqiponja në Përmet, kryqëzohet e gjallë – VIDEO

news image

Një ngjarje tejet e pakëndshme dhe mizore ka ndodhur sot në fshatin Bual në Përmet të Shqipërisë. Një shqiponjë mali është masakruar e gjallë, duke ia prerë kyçet e këmbëve e duke ia lidhur krahët për disa tela të një gardhi.

Nuk dihen ende rrethanat apo autorët e kësaj mizorie, por në videon e publikuar nga faqja e qytetit “Bashkësia Përmet” shihet shpendi i ‘kryqëzuar’ i gjallë në një gardh, në rrugët e fshatit.

“Suela Luarasi, një aktiviste e njohur për mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve sot gjatë vizitës së saj në fshatin Buhal të Përmetit ka gjetur një shqiponjë mali të plagosur e të lidhur për së gjalli. Ky akt kriminal duhet të na turpërojë të gjithëve e u bëjmë thirrje Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të hapin telefonat e të reagojnë urgjentisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/bashkesia.permet/posts/pfbid0wWYDAsJNL6AMsE63Z8Shx1tXdVJ34xctSWTQJeQtopuMFrJh3vZVmKPbFk37J5mQl?cft[0]=AZXaEbKCGqqFasZoLVaoL3Ces60TqWiAgtxHX27snlbcbgwJfmFWT2M8zUdxqvpF5hpISo90krSQErp0oCtUB9pJBD8PV-fnKwQxLF-i-P4uwMpQ8trJrVQ1b_7sQRmv4ksH3ICTPb5F1acqnxljsXYnO2NVrCaMyY2nahAnKg6QQ960-vjHYffWEGOR5Huqy18&tn=%2CO%2CP-R

Por, falë angazhimit të qytetarëve, ndihmës së policisë në Përmet dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, shqiponja e malit u shpëtua dhe u morr për një kontroll veterinar. Pas trajtimit mjekësor do të lihet e lirë të fluturojë.

https://www.facebook.com/bashkesia.permet/posts/pfbid02i5YNinEgzkmbg5NXZV6pxdCo4YeoB75SquvmZdy7hRraoqDx5jn2MgfaSb4epvakl?cft[0]=AZU5tJM4qYsdXv5z5YfnDw0RCDXdAfe76GH_fSIBAN8x-Hg-AEfurZptkFAwaSUsk0Y2I8GCPvzvnMBEiJ1MWWL5GxU3qdqMJS-p_nJkuEW50-fgIwMWyn01KmXwn15esOE7QkHHr5resIQ1MNoubAIPFX8ugD-v9mZBZBLR7eAzVaaycrUPMXvsOlh67dZp3xU&tn=%2CO%2CP-R

Teksa, ishin të konsiderueshme komentet e qytetarëve të cilët thanë se aktin e tillë e shohin si sulm të qëllimshëm ndaj simbolit të shqiptarëve për të përcjellë një mesazh.

/GazetaSinjali/