Fushë-Kruja është tronditur këtë të diel nga një atentat i përgjakshëm, ku kanë mbetur të vrarë tre persona.
Sipas informacioneve paraprake viktima janë shoferi dhe dy pasagjerët.
Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.
Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se një makinë ka ndaluar në rrugën e mbikalimit dhe i ka dalë makinë ku është bërë atentati me automatik.
Abcnews shkruan se autorët kanë zbrazur 50 plumba mbi makinë.