image Masa të shtuara të Policisë, si ishte gjendja për Bajram në rajonin e Gjilanit

Kosovë

Pandemia/ Masa të shtuara të Policisë, si ishte gjendja për Bajram në rajonin e Gjilanit

news image

Policia e Gjilanit kishte shtuar përgatitjet për mbarëvajtjen e qarkullimit gjatë festës së sotme. Megjithatë, situata në Gjilan duket se ka qenë shumë më e mirë sesa që është parashikuar.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë Gazetës Sinjali se sipas raporteve nuk ka pasur asnjë tentim për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhamitë e Gjilanit.

“Nuk ka asnjë rast, as tentim nuk ka pasë”, ka thënë Hashani.

Për mosrespektim të orarit të lëvizjes janë ndaluar dy persona. Të dy rastet Hashani njofton se kanë ndodhur në Komunën e Vitisë.

“Ka pasë ndalime, por pak. Sa i përket mostespektimit të orarit të lëvizjes i kemi dy raste, të dyja në Komunën e Vitisë. Tani e pashë një rast që është hapë për mosrespektim”, ka thënë ai.

Hashani thotë se ka pasur lëvizje të qytetarëve, por edhe kontrolle të shtuara të Policisë.

“Ne kemi pa lëvizje, por besojmë se ato janë në kuadër të lejeve që i kanë në bazë të letërnjoftimit. Është e natyrshme që bash krejt s’mund t’i kontrollojmë. Policia ka pasë kontrolle të shtuara nëpër vende të caktuara ku kemi qenë. Rreth marketeve të mëdha ka pasë kontrollim më të madh. Kemi punuar me masa të shtuara” ka thënë ai.

Ndonëse për shkak të situatës me koronavirus, besimtarëve myslimanë sivjet u është bërë e ndaluar falja e namazit të Fitër Bajramit dhe vizitat te njëri-tjetri, sipas Policisë së Gjilanit situata në atë rajon sot është paraqitur si e zakonshme.

“Nuk ka pasë diçka, nuk është vërejtur diçka jashtë normales”, ka thënë Hashani. /Gazeta Sinjali/