Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez për HLN ka deklaruar se nuk është kontaktuar nga Barcelona për stolin.
Megjithatë, ai nuk ka hedhur poshtë asgjë, ani pse dëshiron të përmbushë kontratën me Belgjikën.
Barça po mendon ta shkarkojë Ronald Koemanin dhe në mesin e shumë kandidatëve për stolin është edhe Martinez.
Megjithatë, ka zëra se Andrea Pirlo është kandidati numër një, dëshira e Joan Laportës.
“Nuk ka absolutisht asgjë – dhe nuk ka pasur kontakte me Barcelonën. Dua ta përmbush kontratën time, por shumë gjëra mund të lindin gjatë rrugës”, u shpreh Martinez. /Gazeta Sinjali Sporti/