image Martinez kthehet në stërvitjet me skuadrën e Bayernit

Futboll

Sport/ Martinez kthehet në stërvitjet me skuadrën e Bayernit

news image

Trajneri i skuadrës gjermane të Bayern Munichit, Hansi Flick, ka hapur stërvitjet e së dielës me një lajm të gëzueshëm.

“Javi është kthyer në fushën e blertë”, citohet të ketë thënë Flick.

Javi Martinez është kthyer në stërvitje me bashkëlojtarët pas gati dy muajve pushim, pasi ishte lënduar në ndeshjen ndaj Wolfsburgut.

Lajmi për kthimin Martinezit u duartrokit nga shokët e skuadrës./Gazeta Sinjali/